Procedohet penalisht për protestën, Bejko shpërthen ndaj Ramës dhe u qanë hallin gjyqtarëve e prokurorëve të korruptuar

Pas procedimit penal nga policia për protestën e djeshme, kreu i PD Gjirokastër, Roland Bejko, ka reaguar përmes një shënimi të publikuar në faqen e tij në Facebook. Bejko e nis shkrimin me krahasimin e protestës studentore të vitit ’91, që sipas tij policia nuk i preku prestuesit. Ndërsa sot thotë ai, “pra 26 vjet më vonë na padit për një protestë paqësore e demokratike policia 30 % -she e Edvin Kristaq Ramës, këtij skizofreni paranojak e të korruptuar”.

Edhe pjesa tjetër e reagimit të Bejkos është e mbushur plot mllef, fyerje dhe etiketime për kryeministrin Rama, ndërsa në një moment u qanë hallin gjyqtarëve dhe prokurorëve që sipas tij janë nën presion nga Rama.

“…të shkretëve gjyqtarë e prokurorë si kamzhik presioni në emër të “drejtësisë” tënde…”, shkruan Bejko.

Lexoni më poshtë:

Po me kë më ngatron or legen, ne nuk u trembëm nga ati yt i mohuar dhe soji i tij kriminel e jo më të kemi frikë nga një spurdhjak si ti.

Aty do më kesh mua dhe mijra qytetarë, në shesh e ballë për ballë derisa ti dhe raca jote e qelbur e trafikantëve dhe hajdutëve të kenë vënë thembrat nga kanë majat e këpucëve.

Për aq kohë sa ti si kreu i oligarkisë kriminale që ka marë peng Shqipërinë dhe pasuritë e saj, e për aq kohë sa ti dhe ortakëria jote të vazhdojë të na ngushtoni hapësirat jetike ne qytetarëve, unë do jem i lirë të protestoj e të reagoj me çdo mënyrë, qoftë edhe të kundraligjshme për të fituar të drejtën për të qenë të lirë për të votuar, punuar, e jetuar në vendin tonë.

Nuk më frymëzojnë “aktet heroike”, por po ta di që sakrificat që ne bëjmë frymëzojnë për të protestuar qoftë edhe një qytetar të fjetur apo të hutuar nga batutat e tua të rëndomta prapagandistike, do ta pranoja me kënaqësi çdo lloj ndëshkimi që do më jepte “drejtësia” që ti e ke tredhur nga frika e të famshit “Veting” që jua tund mbi krye të shkretëve gjyqtarë e prokurorë si kamzhik presioni në emër të “drejtësisë” tënde.

Aty do na kesh Edvin, ballë për ballë, përditë e më të vendosur, shumë e më shumë deri sa ti dhe klika jote të qëroheni nga aty ku na kapardiseni si gjeli majë plehut me një pushtet që e instrumentalizon dhe përdhunon siç ta do ty kokra e qejfit.

/ArgjiroLajm.net/