Programet e shkëmbimit kulturor, 14 nxënës amerikanë vijnë nesër në Libohovë

Libohove3Një grup prej 14 nxënësish amerikanë të moshës 14-15 vjeç do të vijnë nesër në Libohovë për të qëndruar rreth një javë.

Ata do të akomodohen në familje të ndryshme libohovite, ku do të kenë mundësi të shohin nga afër stilin tonë të jetesës, të shijojnë gatimet tradicionale, të njihen më mirë kulturën vendase dhe të përfshihen në aktivitet më bashkëmoshatarët e tyre libohovitë.

Kjo nismë organizohet nën kujdesin e organizatës Experiment Albania.

Ndërkohë prej pak kohësh në Libohovë Korpusi Amerikan i Paqes ka vendosur dy aktiviste, të cilët përfshijnë fëmijët në aktivitet të ndryshme dhe promovojnë kulturën amerikane.  

|Libohova Online|