Projekti “Unaza e Pogonit”, ministrja Kumbaro takohet me kryepleqtë e fshatrave (FOTO)

Një ditë pasi njoftoi lajmin se Komiteti i Zhvillimit të Rajoneve miratoi projektin për ndërtimin e Unazës së Pogonit, sot ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shkoi vetë në Pogon.

Ajo zhvilloi një takim në Poliçan me kryepleqtë e fshatrave të kësaj zone, me të cilët ndau më shumë detaje mbi iniciativën e qeverisë “Rama” për zbatimin e këtij projekti. Veç kësaj, Kumbaro bisedoi me kryepleqtë edhe për probleme të ndryshme që kënë këto fshatra.

Ish-komuna e Pogonit me ndarjen e re territoriale u bë pjesë e Bashksië Dropull.

Më herët gjatë paradites ministrja e Kulturës ishte në Teqenë e Melanit, ku mori pjesë në ceremoninë festive me rastin e Sulltan Novruzit.

/Libohova Online/