Pronari i Alpo Rtv dështon sërish për deputet, ankohet sepse ka marrë vetëm 19 vota

Aristotel Petro, pronari i Alpo Rtv e humbi sërish garën për t’u zgjedhur deputet i Gjirokastrës.

Kjo ishte hera e dytë që ai kandidonte për deputet. Mësohet se ka marrë 19 vota në rang qarku.

Petro ndërkohë ka shpërndarë edhe një deklaratë në faqen e tij në Facebook.

Ne nuk morën mundim ta lexonim, pasi besojmë se kandidatura e tij thjesht i shtonte humorin garës në Gjirokastër dhe nuk duhej marrë seriozisht. Njësoj siç nuk duhej marrë seriozisht kandidatura e Azbi Kasajt.

Sidoqoftë, nëse keni durim të lexoni deklaratën e tij, po e sjellim të plotë më poshtë:

Deklarate per Shtyp

Sot me 26 Qershor 2017 une Aristotel Petro me cilesine e kandidatit per Deputet ne zgjedhjet e Dt. 25 Qershor 2017 ndene siglen e PDS si dhe duke perfaqesuar zerin e Eres se Re ‘’Levizja Pellazgjia’’po bej kete deklarate per te kontestuar keto zgjedhje .

Mireqenia e nje vendi arihet ne se cdo sektor I jetes ne ate vend drejtohet me barazi dhe demokraci , mirepo kjo prej 27 vjetesh nuk po vihet re te ndodhi ne Shqiperi dhe pse pretendohet se ky vend eshte vend demokratik ! Nepotizmi, pabarazia ,makuteria e pushtetmbajtesve jane ne nivelet me arogante se kurre, kete fakt e deshmon vjedhja dhe manipulimi votave edhe ne kete 25 Qershor. Nuk eshte vetem sistemi I kodit zgjedhor qe ka penalizuar per te disajten here shqiperine por dhe presioni I jashtem qe I behet votuesit me shume forma e menyra, ne Qarkun Gjirokaster PDS kishte 5 kandidate ne listen shume emerore te kesaj force nga te cilet vetem 2 te paret e perfunduan garen,joshjet dhe premtimet e PS detyruan pjesen tjeter te kandidateve te braktisnin forcen politike me te cilen startuan dhe t’ju bashkengjiteshin Partise ne pushtet. Nje menyre tjeter per te tjetersuar elektoratin vetem ditet e fundit qene dhe premtimet per nje vend pune ne oborin e shtetit, a thua se ky shtet eshte prvat I nje partie dhe vendet e punes jane per simpatizantet e nje subjekti te vetem politik? Presioni nuk ndalej as ne diten e votimit ku perpara qendravete votimit grupe partizanesh benin presion te hapur per te votuar drejt partive te tyre, nuk mungoi kesaj here parnia e pageses me kesh ne dore per cdo vote te premtuar ,veprim ky qe cenon hapur lirine dhe demokracine e nje vendi. Perse nje force politike duhet te bleje voten? Perse nuk I lejojne zgjedhjet te behen te lira? Ky eshte rebusi te cilin nje pjese e shqiptareve ende nuk e kuptojne, me blerjen dhe manipulimin e votes ky grup mafioz qe vetem premton dhe rralle e mban fjalen mer pushtetin dhe e perdor ate per ta shfrytezuar ne interest e vet dhe te suportuesve. Dhjetera tendera zbrazin arken e shtetit cdo vit, nje arke qe mbushte nga djersa dhe mundimi I ketij populli, miliona euro shpenzime vene ne drejtime jo shume te nevojshme apo jetike per kete vend, jo me larg se 1 dite me pare sheshi ne qender te tiranes qe kushtoi mbi 15 milione euro u inagurua per dicka qe nuk lishte lidhje me fatin dhe interesin e ketij vendi, investimet ne Arsim ,Bujqesi e Industrine shqiptare jane molle e ndaluar per kete vend, koncesionaret ne shqiperi shesin cdo product me cmim mjaft te kripur dhe pse shpesh kete product e vjelin pa ndonje kosto po nga ky vend. Megjithate nuk qene vetem keto fakte mjaft domethense rreth vjedhes se votes dhe arsyes se ketij krimi por shume domethenes eshte fakti qe ne votime nuk kane mare pjese as 20 % e votuesve dhe pse ne Media u propagandua se u votua mbi 40%, mos pjesmarja ne votim tregon me shume se cdo fakt deshtimin e kesaj klase politike . Ne kontestojme keto votime jo vetem per faktin se ne na u mor me pa te drejte vota por se kjo vote do perdoret kunder ketij populli per ta rjepur e shfrytezuar barbarisht edhe 4 vjet te tjere,kjo menyre zhvillimi zgjedhjesh mbyll shpresat per brezat e rinj si dhe per te aftet qe mund te cojne vendin drejt nje perparimi bashkekohor. Lypset qe sa nuk eshte vone Presidenti I ketij vendi mos ti dekretoje keto votime , te formoje nje qeveri teknike dhe te ndryshoje kodin zgjedhor me qellim qe ne votime te kandidojne bijte me te mire te ketij vendi dhe jo vetem ushtaret e marionetat e njeshit te Partive ! Cfare presim ne nga kjo Qeveri e re kur keta qe proklamohen si fitues nuk respektojne as ligjet e ketij vendi dhe madje ato qe ata vet kane vendosur? Cfare presin ne kur keta qeveritare e kane kanabizuar vendin ne masen mbi 90% dhe e kne bere kete popull te varur prej tyre? Lira dhe demokracia e ketij vendi eshte me e rendesishmja per shqiptaret dhe per ne qe po e ri-nenvizojme kete problem, kerkohet qe e ardhmja e Shqiperise dhe e shqiptareve te jete e sigurte dhe jo ne mes te kryqezimeve te ndryshme.Kerkohet Urgjentisht per te miren e ketij vendi shpallja si te pa vlefshme e ketyre votimeve kaq te kontestuara dhe te dyshimta !

Levizja pellazgjia nuk do te lejoje ne asnje moment te haroet e te lihet pas dore ky shqetesim mbare Kombetar qe mund te kete pasoja te renda per te ardhmen e vendit!

Aristotel Petro

Gjirokaster me 26 Qershor 2017.