Protesta e opozitës, 500 vetë nisen nga Gjirokastra

Rreth 500 simpatizantë të PD-së janë nisur sot nga Gjirokastra drejt kryeqytetit për të marrë pjesë në protestën e opozitës.

Nisja është bërë në mënyrë të organizuar me autobusë nga dega lokale e PD-së.

Një ditë më parë Roland Bejko i bëri thirrje qytetarëve të dalin në shesh për të “mbyllur hesapet njëherë e mirë me qeverinë e hashashit”.

Protesta e opozitës është parashikuar të nisë në orën 12:00, ndërsa nuk dihet se kur do të përfundojë. Lulzim Basha ka thënë një ditë më parë se vendimi për protestën do të merret nesër në shesh./ArgjiroLajm.net