“Provokojnë” çamët, PDIU do të hapë degën e partisë në Bashkinë Dropull

DervicianiPartia për Drejtësi Integrim dhe Unitet pritet të hapë degën e saj edhe Dropull, ndonëse kjo zonë banohet nga minoriteti etnik grek. Lajmin e ka bërë me dije kryetari i kësaj partie, Shpëtim Idrizi, i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Tonight” të Ilva Tares në Ora News.

Idrizi ishte duke folur për rolin e PDIU-së si një parti kombëtare dhe në funksion të zgjerimit veçoi gjithashtu hapjen e dy degëve të reja, në Bashkinë Dropull dhe Bashkinë Pustec, njësi ku banon minoriteti maqedonas.

Sa i përket Dropullit, Idrizi nuk zbuloi shumë detaje, kush do të jetë kryetari dhe ku do të jenë zyrat e PDIU-së.

Ndërkohë hapja e degës së kësaj partie në Dropull mund të shihet edhe si “provokim” nga Vangjel Dule i PBDNJ, i cili ka pasur vazhdimisht një raport të tensionuar me Shpëtim Idrizin.

|Libohova Online|