PS bën analizën elektorale për çdo qark, Gjirokastra në dorë të Flamur Golemit

Edhe pse Partia Socialiste fitoi zgjedhjet e 25 qershorit, kreu i kësaj partie, njëkohësisht kryeministri Edi Rama, bëri me dije pak javë më parë se do të kishte një analizë lidhur me rezultatin socialistët morën.
Për të kryer këtë analizë, u ngarkua një grup pune, e cila do të bëjë me dije në Asamblenë e Partinë Socialiste që pritet të mblidhet në fund të muajit gusht, të dhënat lidhur me zgjedhjet.

Mësohet se në këtë Asamble do të paraqiten 6 raporte të tilla, ndërsa janë zbardhur edhe emrat përgjegjës për çdo qark.

Alket Hyseni do të hartojë raportin për qarqet Shkodër dhe Lezhë. Arben Kamami për qarqet Dibër dhe Kukës, Ana Dhamo dhe Fatmir Xhafaj do të përgatisin analizën elektorale për qarqet Fier dhe Berat.

Ilir Pendavinji për qarqet Korçë dhe Elbasan, Flamur Golemi për qarkun e Vlorës dhe atë të Gjirokastrës, ndërsa Blerina Gjylameti do të hartojë analizën elektorale për qarkun e Tiranës dhe atë të Durrësit.