PS hap fushatën në Libohovë, Kumbaro e Çuçi takim me të rinjtë (FOTO)

Mirela Kumbaro dhe Bledi Cuçi dy kryesuesit e listës së kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste në qarkun Gjirokastër kanë çelur sot në mbrëmje fushatën elektorale me të rinjtë e Libohovës të angazhuar në strukturat e Partisë Socialiste.

Fillimisht pati një takim në zyrën e PS-së, ku Kumbaro mbajti një fjalë të shkurtër përshëndetëse, duke vlerësuar angazhimin e të rinjve në fushatë.

“Bashkë do t’ja dalim mbanë edhe kësaj here për të marrë një tjetër fitore historike më 25 qershor, për Libohovën që duam, për Shqipërinë që duam. PS ka qenë dhe do të mbetet forcë e parë në Shqipëri”, tha Kumbaro para të rinjve.

Ajo shoqërohej nga kryebashkiakja Luiza Mandi. Më pas takimi u zhvendos në një prej lokaleve të Libohovës në një aktivitet festiv.

/Libohova Online/