PS hap Zyrën e Deputetit në Libohovë

AoERjNt8QDvuIeVTsT9DEugB7MqL4l2QtuOYqFCQ1t9ENë kuadër të organizimit dhe strategjisë për fushatën e zgjedhjeve të vitit 2017, Partia Socialiste hap një zyrë vendore të deputetëve edhe në Libohovë.

Zyra do të jetë funksionale prej ditës së nesërme. Ajo është vendosur përballë ish-kinemasë së Libohovës dhe koordinator i saj do të jetë Aldi Sinani. Nuk bëhet fjalë për një zyrë punësimi, ku njerëzit të shkojnë dhe të marrin punë.

Kjo zyrë nuk i mbivendoset as institucioneve të shtetit dhe as funksioneve që kanë drejtuesit apo strukturat e këtyre institucioneve.

Do të jetë një zyrë ku çdo qytetar i Bashkisë Libohovë mund të paraqitet të bëjë sugjerime, të sjellë ide apo të shprehë probleme të ndryshme, të cilat përmes kësaj zyre do të adresohen për zgjidhje aty ku duhet.

Qëllimi është gjithashtu që të arrihet një komunikim më i afërt i deputetëve me zgjedhësit. PS synon që hapjen e zyrave të tilla ta kthejë në një praktikë të bashkëjetesës mes deputetëve dhe zgjedhësve të tyre.

Gjithashtu pritet që zyra të tilla të marrin rol të rëndësishëm edhe në procesin zgjerimit dhe anëtarësimeve të reja në parti.