PS merr rezultatin më të mirë historik edhe në Lazarat

Sikundër e paralajmëroi drejtuesja politike e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro gjatë një lidhje direkte në Euroneës Albania, surprizë e bukur për socialistët në këto zgjedhje ishte rezultati në fshatin Lazarat. PS ka marrë plot 214 vota në këtë fshat nga 923 që ka marrë Partia Demokratike. 20 vota rezultuan të pavlefshme. Në zgjedhjet e shkuara PS në Lazarat nuk shkonte më shumë se 80 apo 100 vota. Kjo thyerje e madhe e bastionit historik është një sinjal tjetër kundër mënyrës se drejtimit të Partisë Demokratike apo opozitës nga Sali Berisha.