PS në Dropull, kreu i “MEGA-s” emërohet kryetar shtabi i socialistëve?

DervicianiDhimitër Toli, kreu i Shtabit të Partisë Socialiste në Bashkinë Dropull është njëkohësisht edhe kryetari i partisë “MEGA” në këtë zonë.

Kështu raporton portali Lapsi.al në një shkrim të publikuar gjatë ditës së sotme.

Në shkrim thuhet se Toli është një zgjedhje e koordinatorit të jugut, Koço Kokëdhima, por që nuk është mirëpritur nga radhët e socialistëve të minoritetit në Dropull, përkundrazi ka krijuar përçarje të madhe.

Në krye  të “MEGA-s” në Dropull, Dhimitër Toli arriti që në zgjedhjet e fundit lokale të merrte rreth 200 vota. Për të lexuar shkrimin e plotë klikoni në linkun më poshtë. 

http://www.lapsi.al/lajme/2016/01/23/kok%C3%ABdhima-p%C3%ABr%C3%A7an-socialist%C3%ABt-n%C3%AB-dropull-em%C3%ABron-kryetarin-e-mega-s-si-koordinator-t%C3%AB#.VqPin-grLIU