PS, zgjidhen drejtuesit e një tjetër organizate në Libohovë (FOTO)

Partia Socialiste vijon zgjedhjet brenda strukturave të saj në bazë. Së fundi në një tjetër organizatë socialiste në Libohovë është zgjedhur kryetari dhe sekretari i saj.
Në organizatën Nr. 4305 është zgjedhur kryetar Arjan Çano, ndërsa sekretar Dritan Goxhaj.
Në ditët e ardhshme do të zhvillohen zgjedhjet edhe për dy organizata të tjera nga katër që ka Libohova.
Më 5 mars pritet të zhvillohen zgjedhjet për zgjedhjen e delegatëve që do të marrin pjesë në Kongresin e Partisë Socialiste. |Libohova Online|