Pse britanikët i urrejnë shqiptarët?

Queens-Market-in-Newham-L-008Filozofi Linus dikur shprehej: “E dua njerëzimin, por nuk i duroj njerëzit”. Me këtë frazë e nis shkrimin e saj gazeta The Guardian, duke analizuar gjetjet e një sondazhi të YouGov me lexuesit e The Sun. Përfundimet janë interesante dhe konfirmojnë se britanikët nuk pëlqejnë emigracionin, jo emigrantët.

Fjala bie, britanikët thonë se pëlqejnë polakët, por më pak të pëlqyerit prej tyre janë rusët, bullgarët, rumunët dhe në fund farë të listës janë shqiptarët.

Vetëm 15 përqind e britanikëve thonë se shqiptarët kanë një kontribut në jetën e vendit të tyre.

“Përfundimet për shqiptarët janë interesante. Jashtëzakonisht pak shqiptarë jetojnë në Britani- në censusin e vitit 2011 thuhet se janë 13 mijë. Fakti që reagimi ndaj tyre është pak a shumë si ndaj bullgarëve dhe rumunëve, tregon se sjellja e publikut ndaj tyre është e formuar më shumë nga frika e përgjithshme se nga përvojat personale,” thekson YouGov.