Pse jemi të trishtuar në dimër

Në Europën Veriore vuajnë nga dështimi dimëror një në 6 persona, ose thënë ndryshe mbi 10 milionë individë. I gjithë faji është i humorit të keq. Por si mund të ndodhë që në nivelin biokimik, mungesa e dritës të influencojë humorin dhe tendencën drejt depresionit?
Shkencëtarët e Universitetit të Kopenhagenit thonë se përgjegjëse është një proteinë e quajtur sert, e cila lidhet me serotoninën, një hormon që influencon ndjenjën e lumturisë. Shkencëtarët kanë vëzhguar në fakt se te kush vuan nga “trishtimi i dimrit”, nivelet e proteinës sert rriten gjatë muajve të dimrit, mesatarisht me 5% dhe mbeten më të mëdha në krahasim me ata që nuk kanë ulje-ngritje humori sezonal. Ndërkohë, kur sasia e sertit ulet, ajo e serotoninës së “lirë” dyfishohet, duke ndikuar te humori.
Studimi u krye në një grup prej 11 vullnetarësh: 11 persona me SAD dhe 23 individë të shëndetshëm iu nënshtruan skanimeve të trurit si gjatë muajve të dimrit ashtu edhe gjatë muajve të verës. “Drita e diellit i mban nivelet e sertit të ulëta, por kur kohëzgjatja e netëve rritet, nivelet e tij ulen”, ka shpjeguar Brenda McMahon, koordinatorja e studimit.
Jo të gjithë ata që ndihen të depresionuar vuajnë realisht nga ‘ëinter blues’. Më saktë, vuajnë vetëm ata që nivelin e sertit e kanë më të lartë gjatë gjithë periudhës dimërore.”
Duket se dimri është stina që ndikon më shumë në depresionin e femrave. Duke filluar nga ndërrimi i orës, femrat arrijnë ta ndiejnë depresionin 50% më shumë sesa meshkujt. Kjo është një periudhë gjatë së cilës femrat arrijnë të konsumojnë 33% më shumë ushqim sesa në stinët e tjera.