Pse njerëzit puthen?

lovecouplekisscasaiscouplesmornings-268d22910e015b9fd959cbc38752a444_hPyetja që më shpesh kërkohet në Google është se pse njerëzit puthen, ndërsa pjesë të ndryshme të trupit si fytyra dhe duart janë tipare kryesore të shumë funksioneve sociale, ndërsa puthja në buzë nuk është tipar shoqëror por e njohur teknikisht si pjesë e lidhjes romantike.
 
Fjala “romantike” është çelësi. Ajo duhet të diferencohet nga fjala “seks”, “dashuri” dhe “vardisje”. Seksi natyrisht është nevojë e të gjithëve, madje edhe e kafshëve. Puthja nuk është e lidhur domosdoshmërisht me seksin, përveç nëse e aplikoni gjatë paralojës. Nuk ka asnjë kulture mbi tokë që nuk posedon ndonjë nocion se çfarë është dashuria. Ajo vjen në shumë forma dhe paraqitje, por të gjithë e njohim instinktivisht si dashuri. Filozofët të tillë si Platoni kanë shkruar traktate për dashurinë dhe vepra të ngjashme janë gjetur në tërë botën.
 
Dashuria dhe seksi gërshetohen shpesh në shkrimet si Kama Sutra indiane, manual mbi artin praktik të bërjes dashuri. Puthja në buzë portretizohet në Kama Sutra si pjesë e artit, pasi buzët shihen si organe erogjene.
 
Pra, ku përshtatet puthja më së miri? Puthja romantike në buzë (jo seksuale) është një shpikje që vjen qysh nga tradita e dashurisë mesjetare. Ajo vjeshtë e mbushur me dashuri të vërtetë, është një veprim kundër vardisjes apo dashurisë së bezdisshme. Sot, tradhtia apo mashtrimi i partnerit fillon me një puthje. Pastaj vazhdon me seks, natyrisht. Seksi asnjëherë nuk vjen para puthjes.
 
Origjina e puthjes vjen në tregime të ndryshme, në fabulat mesjetare, legjendat dhe këngët të bazuara në kalorësi dhe dashuri. Një shembull klasik është historia e dashurisë mes Paolos dhe Françeskës në shek. 13, nga poeti Dante, ku përshkruhet dashuria dhe dhimbja e çiftit.
 
Historia e Françeskës dhe Paolos është një histori dashurie jashtëzakonisht e trishtuar dhe e fuqishme në të njëjtën kohë. Bëhet fjalë për dashurinë romantike të vulosur me një puthje, që kapërcen edhe jetën dhe vdekjen, edhepse shoqëria e sheh aktin e tyre si një mëkat.
 
Në literaturën e përshkrimit të dashurisë, femrat portretizohen si qenie “engjëllore”, jo thjeshtë objekte seksuale. Puthja shihet si kanal shpirtëror i dashurisë, jo një prelud për seksin. Ideja e gruas si një engjëll ka vazhduar jetësimin e saj. Ajo mund të shihet edhe në këngë edhe në poezitë ilirike mesjetare.
Çfarë është më romantike se dy persona duke u përkëdhelur, duke u shikuar sy më sy, dhe më pas duke përfunduar në momentin idilik – duke puthur njëri-tjetrin në buzë? Në atë çast, puthja i bart të dashuruarit në një tjetër sferë të ekzistencës – mbi të zakonshmen. Vetëm në rastet kur romanca përfundon, atëherë edhe puthja zbehet. Me një fjalë. Puthja konsiderohet si “eliksiri” dehës./femra.net/