Publikohen 1733 vende të lira pune, ja si të aplikoni

ketu_eshte_zyra_e_punesShërbimi Kombëtar i Punësimit ka publikuar plot 1733 vende të lira pune, të shpërndara në 65 qytete në vend. Për to mund të kandidojë çdokush që plotëson kriteret e kërkuara nga punëdhënësi përkatës, ndërsa ajo që bie në sy është larmia e profesioneve të ofruara. Ekonomist, inxhinier, pedagog, farmacist, veteriner, llogaritar janë disa nga pozicionet e kërkuara, por nuk mbeten pas edhe pozicione të tjerë si: roje, kamarier, picajol, recepsionist, parukier apo estetist.

Ndërkaq, “Gazeta Shqiptare” publikon të plotë listën me vendet e lira të punës, qytetet në të cilat ato ofrohen si dhe afatin përfundimtar kur mund të aplikohet për përfitimin e tyre. Faqja online e Shërbimit Kombëtar të Punësimit u jep mundësi të interesuarve të aplikojnë direkt për vendin ku dëshirojnë të punësohen. Për të kryer këtë procedurë duhet të jeni të regjistruar në sistem, pasi në rastin kur ende nuk keni krijuar llogarinë personale, keni të drejtë të vizitoni të gjitha ofertat e punës, por nuk iu jepet mundësia e aplikimit për një vend pune. Këtë të drejtë e merrni pasi keni krijuar profilin e punëkërkuesit, i cili përmban të dhëna bazë si: Emri, mbiemri, ditëlindja, numri i kartës së identitetit, gjinia apo adresa e-mail. Pas regjistrimit të këtyre të dhënave, sistemi dërgon automatikisht fjalëkalimin në adresën e postës elektronike, i cili të mundëson aksesueshmërinë në faqe si dhe aplikimin për vendet e lira të punës.