Puna në shtet, shpallen 300 vende të lira

168988Departamenti i Administratës Publike (DAP) ka shpallur zyrtarisht 300 vende të lira në institucionet shtetërore, të cilat do të plotësohen përmes procedurës së konkurrimit. DAP ka bërë publike institucionin ku gjendet vendi vakant, profilin e shkollimit të kandidatit, si dhe nivelin minimal të diplomës.

Sipas DAP, aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumenteve për procedurën e pranimit në shërbimin civil (nga jashtë sistemit të SHC), do të bëhen vetëm ONLINE, në faqen zyrtare të Departamentit të Administratës Publike, duke u regjistruar, aktivizuar llogarinë dhe, duke plotësuar me kujdes informacionin në të gjitha fushat e aplikimit online. “Kujdes!  Për procedurën e pranimit në shërbimin civil Aplikimi bëhet vetëm ONLINE, nuk pranohen dokumentet nëpërmjet email-it, apo aplikime me postë!”, thekson DAP.
 
760 vende
Gjatë këtij viti, Këshilli i Ministrave ka zbardhur 65 institucionet publike dhe llojet e diplomave për 760 vendet e lira të shpallura në administratën publike që do plotësohen në vitin 2015. Numri i vendeve vakante, të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2015, është, gjithsej, 760, ndarë sipas kategorive të mëposhtme: Për trupën e nëpunësve civilë të nivelit të lartë drejtues (TND) 30; Për kategorinë e mesme drejtuese 40; Për kategorinë e ulët drejtuese 180; Për kategorinë ekzekutive 510. Institucionet ku gjenden këto vende vakante nisin që nga Kryeministria, në disa prej ministrive, nëpër agjencitë e ndryshme shtetërore e deri te forcat e ruajtjes së rendit.

Dokumentacioni
Kandidatët duhet të regjistrohen, të aktivizojnë, të plotësojnë, skanojnë  dhe të ngarkojnë në sistem dokumentat si më poshtë: Jetëshkrim i plotësuar në përputhje me dokumentin tip që e gjeni të publikuar nga DAP; fotokopje të diplomës; fotokopje të librezës së punës; fotokopje të letërnjoftimit (ID); vërtetim të gjendjes shëndetësore; vërtetim të gjendjes gjyqësore.  – See more at: http://shqiptarja.com/politike/2732/300-vende-vakante-ne-administrate-309624.html#sthash.HgiaPS69.dpuf