Punësimet në Bashki, provizore deri në fund të këtij viti

Bashkia LibohoveMinistri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi u ka shpërndarë një shkresë 61 kryebashkiakëve të rinj ku thuhet se punësimet që do të kryhen nuk mund të bëhen më tej dhjetorit.

Sipas shkresës të punësuarit do të jenë provizorë deri në miratimin e strukturave përfundimtare.

Siç është bërë e ditur edhe më parë në janar bashkitë e reja do të marrin kompetenca të reja dhe do të kenë një zgjerim të sektorëve që kanë në varësi.

Punësimi provizor do të jetë edhe një formë testimi për strukturat e reja, raporton “Shqip”.

“Strukturat provizore do të jenë deri në fund të këtij viti kalendarik. Për këtë do të ngrihet edhe një grup punë i posaçëm për hartimin dhe miratimin e strukturës për bashkitë për vitin 2016 e në vazhdim. Gjatë periudhës shtator-dhjetor do të testohen këto struktura provizore dhe do të diskutohet për organizimin më të mirë që do të mund të sigurojë funksionimin e bashkisë duke filluar nga 2016 e në vazhdim”, thuhet në shkresën e Ministrisë së Çështjeve Vendore.