Punësimi në shtet, afat i ri për punonjësit në provë

3-zyra-administrataQeveria ka vendosur të shtyjë deri më 30 tetor procesin e deklarimit të statusit të punësimit për nëpunësit publikë, përmes të cilit përcaktohen ata që do konsiderohen në periudhë prove dhe ata që marrin automatikisht statusin.

Përmes një vendimi të publikuar dje në Fletoren Zyrtare, Këshilli i Ministrave zgjat afatin për dorëzimin e të dhënave mbi punonjësit, ku përcaktohet nëse janë rekrutuar me konkurs dhe jo më shumë se një vit përpara se të hynte në fuqi ligji i ri për “Nëpunësin Civil”.

Afati i përcaktuar nga vendimi i 5 marsit 2014 “për Statusin e Nëpunësve dhe punonjësve aktualë që përfitojnë statusin e nëpunësit civil” përcaktonte afatin prej 120 ditë si kufirin e kësaj procedure, ndërkohë që ndryshimi i djeshëm e shtyn deri më 30 tetor.

Në rast se për shkaqe të arsyeshme procedura nuk ka përfunduar brenda afatit të përcaktuar në pikën 1 të kreut IV të këtij vendimi, DAP-i/njësia përgjegjëse ka të drejtën e shtyrjes së afatit një herë të vetme. Në çdo rast, shtyrja e afatit nuk mund të jetë më vonë se data 30 tetor 2014″, përcakton vendimi i djeshëm.