Punëtorët e Bashkisë Gjirokastër japin leksione si shkrihet dëbora, 5 vetë pas një karroce… (VIDEO)

Ditën e djeshme në shumë zona të vendit qytetarët janë përballur me probleme të shumta në rrugë për shkak të ngricave dhe borës. Qytetet më problematike kanë qenë Shkodra, Elbasani dhe Gjirokastra, ku borëpastrueset dhe kripa nuk janë parë në rrugë, Mirëpo në një video të dërguar për JOQ Albania nga qytetarët gjirokastritë shihet edhe “kopracëria” e Bashkisë së Gjirokastrës me hedhjen e kripës për të shkrirë akullin. Kryebashkiakja Zamira Rami ka nxjerrë në terren 4 punonjës; njëri shtyn karrocën me kripë, njëri rri mbrapa dhe dy të tjerë hedhin kripë me duar në rrugën me borë dhe akull. E mësuat si shkrihet akulli? Ndoshta jo. Ama me siguri kuptuat se pse ka kaq shumë probleme në menaxhimin e situatave të motit, akullit dhe borës saktësisht.

1. Duke shkrirë akullin në Gjirokastër on Vidnews.