Punimet pa leje ne Gjirokaster, Bejko: Zamira bashkëpunëtore e krim, ne po bejmë gjithçka t’i ndalojmë

fghjukl;p';lkKreu i PD Gjirokaster ka reagur ne lidhje me punimet pa leje qe po behen ne Gjirokaster edhe pas denoncimit publik te tij. Se fundi ai njofton se policia ka nderhyre duke bllokuar punimet vetem pasi i ka telefonuar ai.

Ja cfare shkruan ai :

Policia e Gjirokastrës ndal masakrën e shkatërimit të Gjirokastrës !
Bashkia,bashkëpunëtore në KRIM!
QYTETARË TË NDERUAR !
Sapo u njoftova nga zyra operative e policisë së Gjirokastrës se para pak çastesh u bllokuan për verifikim dokumentacioni punimet shkatrimtare të firmës “Arifi sh.p.k”që po shqep kalldrëmet e Gjirokastrës, qytetit të Uneskos, për të shtruar linjën e 20 kv.
Reagimi i policisë së shtetit erdhi pas telefonatës time te 129 ku i njoftova se firma Arifi sh.p.k punon pa lejet përkatëse; pa leje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës, pa leje mjedisore, pa leje ndërtimi.
Ky është KRIM !
(Disa ditë më parë,në një konferencë shtypi unë denoncova këtë krim dhe kërkova publikisht ndërprerjen e punimeve si dhe fillimin e hetimeve nga prokuroria për këtë vepër të rëndë penale,por askush nuk reagoi)
Bashkëpuntor në këtë këtë krim është Bashkia Gjirokastër me kryetaren zj.Zamira Rami.
Kalldrëmet dhe trotuaret e sapo ndërtuara po shqepen barbarisht nga një firmë që shtron tubacionet e ujsjellësit nga njëra anë dhe pasi bëhet sikur mbyllen, shqepen sërish nga firma që shtron linjën e 20 kv.
Uji dhe dritat janë jetike dhe bazike për qytetarët. Jemi pro këtyre investimeve, por na shqetëson anarkia e punimeve, mungesa e lejeve përkatëse, cilësia e punimeve, kostua e lartë nga qepje shqepjet e rrugëve, e mbi të gjitha na shqetëson faza e rehabilitetit dhe kthimit të rrugëve e kalldrëmeve në gjendjen fillestare e cila nuk ka të bëjë fare me kalldrëmet orgjinale.
Gjirokastra po shkatrohet! Po vritet në emër të nevojës për ujë e drita.
Nesër ne dorëzojmë në prokurorinë e Gjirokastrës padinë penale kundër Bashkisë dhe personave përgjegjës që po shkatërojnë pa asnjë leje.
Nëse një qytetar ndërton një prag shtëpie pa leje, kalbet në burg.
Një firmë po shqyen pa leje rrugët e trotuaret e qytetit muze me matrapik,shkakton dëm të pa pinfrastrukuror dhe ekologjik dhe nuk i hyn gjemb në këmbë.
Sot shteti i së drejtës vihet në provë për pavarësinë barazinë dhe drejtësinë para ligjit !