Puthja më e mirë? Ajo me pëshpëritje!

piiiMe ndihmën e buzëve zbulojmë qëllimet tona. Në rast se duam të përkëdhelemi, partnerin e puthim butë dhe ngadalë. Prekja e buzëve duhet të jetë e lehtë dhe jo imponuese. Ato puthje të ëmbla shumë shpejt do të shndërrohen në puthje të nxehta, të uritura të cilat përparojnë në lëpirje dhe kafshim të butë me të cilat e shfaqim qëllimin e epshit tonë. Puthjet janë të ndryshme, ndërsa ekzistojnë dhe teknika të ndryshme të puthjeve.

Puthje franceze

Njëra nga puthjet më të njohura është “puthja franceze”, me të cilën me partnerin bashkojmë edhe gjuhët. Duhet të jeni të kujdesshëm dhe të përdorni gjuhën me ndjenja të caktuara. Duhet të keni kujdes që në momentin e pasionit mos e fusim shumë gjuhën tonë në gojën e partnerit sepse mund ta refuzojë. Në rastin e puthjeve mos mendoni shumë në teknika, thjesht lëshohuni kënaqjes së prekjes.

Puthje graduale dhe të ngadalshme

Puthja e cila praktikohet shpesh është ajo me të cilën e puthim tërë fytyrën e partnerit. Ato janë puthje të buta me të cilat ngadalë nga fytyra kalojmë në trupin e partnerit dhe I eksitojmë zonat erogjene. Fillojmë nga maja e kokës përmes ballit, hundës, buzëve pastaj kalojmë në qafë dhe më poshtë. Puthjet e tilla shpesh janë paralojë e mirë, e cila na çon deri në seks të mirë. Puthjet e tilla ndodhin gjatë seksit kur përdhelemi me partnerin si shenjë e afërsisë dhe shfaqjen e dashurisë.

Puthje me pëshpëritje seksi 

Ky është një lloj i puthjeve shumë të nxehta. Me buzë kaloni përmes veshit të partnerit dhe qafës dhe pëshpëritni fjalë seksi. Kjo ju eksiton juve dhe partnerin. Puthjet dhe pëshpëritjet mund t’i plotësoni edhe me kafshim të butë të veshit të tij.