Qëllon me thikë në gjoks bashkëmoshatarin, arrestohet 20-vjeçari

 Qëllon me thikë në gjoks bashkëmoshatarin, arrestohet 20-vjeçari

policia-gjirokaster_dielli.al_Nga ana e Sektorit për Krimet e Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancëi shtetasit Denion Çobo, 20vjeç ,banues në Përmet .

Ky shtetas u arrestua pas një konflikti për motive të dobëta, ku plagosi me thikë në pjesën e gjoksit, duke i shkaktuar dëmtime të rënda, shtetasin  D.J , 19 vjeç , banues në Përmet.

I plagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës në gjendje të rëndë shëndetësore.

Materialet hetimore në ngarkim të Denion Çobos i kaluan Prokurorisë së Gjirokastrës. 20-vjeçari akkuzohet për veprën penale ‘’Plagosje e rëndë me dashje”.

|Libohova Online|

Libohova Online