Qeveria miraton hartën e vlerës së tokës, 1970 lekë/m2 në Libohovë

f3930079-1a2f-49c8-8736-be89bebcbc95Rreth një javë më parë, qeveria miratoi vlerën e tokës për çdo qytet dhe fshat të Shqipërisë. Sa i përket Libohovës, e cila bën pjesë ne zonën kadastrale me numër 2444, vlera e truallit për metër katror është 1970 lekë. Bëhet fjalë për tokën bujqësore, si dhe livadhet e kullotat. Për qytetin e Gjirokastrës, në të 3 zonat kadastrale vlera e tokës është 4865 lekë/m2 .

Sa i përket fshatrave përreth, vlera e tokës ulet ndjeshëm dhe arrin deri në 85 lekë/m2. Çmimet e hartës së vlerës do të jenë çmime referencë, për kompensimin në vlerë financiare të vendimeve të kompensimit për pronarët që janë në pritje të kësaj vlere. Po ashtu, për çdo transaksion si shpronësime për interesa publike, përcaktimin e masës së shpërblimit për subjektet, prona e të cilëve është zënë nga ndërtimet informale.

Gjithashtu këto çmime kanë ndikim në investimet strategjike dhe politikat qeverisëse pasi ato orientojnë sipërmarrjet private për investime vendase dhe të huaja.