Qeveria ‘Rama 2’, Gjirokastra mbetet pa Drejtori Arsimore?

Në fjalën e sotme në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Niko Peleshi foli për një ndarje të re të territorit në katër rajone të madha, apo le të themi në 4 krahina.

Në bazë të këtyre krahinave ndodh edhe shkrirja e drejtorive dhe krijimi i drejtorive dhe agjensive të reja.

Mes institucioneve që shkrihen janë edhe Drejtoritë Arsimore. Sipas draftit që paraqiti Peleshi, do të Sshkrihen 13 drejtori të Arsimit në 4 drejtori të arsimit parauniversitar.

Nuk dihet ende nëse Drejtoria Arsimore Rajonale do të shkrihet edhe në Gjirokastër apo jo. Prej vitit 2013, ky institucion drejtohet nga Lindita Rova.

Në muajt e ardhshëm pritet të qartësohet më mirë reforma në administratë, e cila shihet gjithashtu edhe si një mënyrë për të spastruar njerëzit e LSI-së të mbetur në punë që prej vitit 2009.

/ArgjiroLajm.net/