“Qytetari dixhital” denoncon te Berisha punonjësin e Tatimeve në Gjirokastër dhe i kërkon të largojë Bashën

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh në faqen e tij në Facebook, përmes së cilit denoncohet pjesëmarrja në fushatën e PS-së e një punonjësi të Tatimeve në Gjirokastër.

“Ne Narko-Republiken e Norieges tatimet jane te Partise”, shkruan Berisha teksa poston edhe mesazhin denoncues, mesazh në të cilin nuk jepet emri i punonjësit, por thjesht ilustrohet me foto.

Në fund të mesazhit “qytetar dixhital” i kërkon gjithashtu Berishës të marrë drejtimin e PD-së. Me c’duket edhe ai është i pakënaqur me drejtimin e Lulzim Bashës.

Berisha nuk ka reaguar ende për listën e kandidatëve të PD-së e as për sulmet ndaj Bashës e atyre që nuk u përfshinë në lista, sulme që kulmuan sot me kërkesën e Jozefina Topallit dhe Arben Imamit për shkarkimin e Lulzim Bashës.

Image may contain: 4 people, people sitting and indoor

Image may contain: one or more people and text