Radhë të gjata në doganën e Kakavijës, qytetarët 5 orë në pritje

Pushimet në vendlindje duket se ju kanë kushtuar shqiptarëve, pasi po përballem me vështirësi për tu rikthyer në Greqi, aty ku jetojnë dhe punojnë prej disa vitesh. Dita e sotme ka qene e ngarkuar dhe me radhë të gjata automjetesh në doganën e Kakavijës, në pritje për të hyrë ne territorin grek. Qytetaret janë ankuar pranë “BalkanWeb”, ku kanë dërguar edhe foto nga radhët e gjata të mjeteve, ndërsa shprehen se kanë rreth 5 orë që presin për të kaluar kufirin.

“Nuk merret vesh çfarë bëhet. Kemi rreth 3 orë që presim në doganën shqiptare, ndërsa rreth 2 orë në doganën greke. Kam 10 vjet në Greqi, por si këtë herë nuk ka bërë ndonjëherë vaki”- shprehet një qytetar.

Ndërkohë një situatë e ngjashme është vënë re edhe në doganën e Kakavijës, ku për inspektim ka qene Drejtoresha e Departamentit për Kufirin dhe Emigracionin në Policinë e Shtetit, Aida Hajnaj. Sipas policisë Kufitare, Gjatë 12 orëve të fundit mbi 7500 shtetas dhe 2600 mjete kanë dalë dhe mbi 4600 shtetas e 730 mjete kanë hyrë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije. “Gjatë 12 orëve të fundit mbi 7500 shtetas dhe 2600 mjete kanë dalë dhe mbi 4600 shtetas e 730 mjete kanë hyrë nëpërmjet Pikës së Kalimit Kufitar Kakavije.
Policia Kufitare Kakavije po punon me procedura të përshpejtuara, me 9 sportele në dalje e 5 në hyrje.
Policia Kufitare po mban kontakte të vazhdueshme me Policinë Greke për përballimin e fluksit të lartë.
Edhe Policia Greke po shton në maksimum sportelet. Për shkak të ngarkesës së madhe Policia sygjeron shfrytëzimin e pikave të tjera të kalimit si Tre Urat e Qafë Botë”- thuhet në njoftimin e policisë.