Gjirokastër, radhë të gjata në sportele për pasaporta

Pasaporta_shqiptareArdhja e emigranteve per te kaluar pushimet pranë familjareve te tyre ka shkaktuar radhe te gjata ne sportelet e pasaportave ne Gjirokastre.

Shkak është bere numri i larte i aplikueseve, por edhe mungesa e sporteleve per te përballuar fluksin. Radhët nisin qe ne orët e para te mëngjesit. 

Emigrantet shprehen se kjo është nje situate e përhershme dhe kërkojnë zgjidhje te problemit. Kthimi i emigranteve shoqërohet çdo vit edhe me rritjen e numrit te aplikuesve për dokumentet e identifikimit.

Situata komplikohet pasi ne muajin gusht, reduktohen sportelet pasi punonjësit marrin pushimet