Takimi me drejtorët, Rama denoncon një rast skandaloz në spitalin e Gjirokastrës

Gjatë takimit të sotëm me drejtuesit e spitaleve në vend, kryeministri Edi Rama përmendi një rast nga spitali i Gjirokastrës, që sipas tij tregon punën skandaloze që është bërë nga drejtuesit e tij për të afruar në këtë spital mjekë specialistë sipas nevojave.

Është fjala për çështejn e protezave.

“Dhe mjafton të sjell një rast. Protezat në Gjirokastër. Një rast skandaloz! Në vend se të bashkëpunohej me stafin drejtues të Spitalit të Traumës në Tiranë, për protezat, refuzoheshin protezat se s’kemi specialist. C’është kjo? Dhe këto refuzime kthehen në kosto për njerëzit që do të duhet pastaj të vijnë të gjithë të turren atje për të bërë këtë punë. Kjo është përgjegjësia jauj’, tha Rama.

Operacionet e fundit në spitalin rajonal Gjirokastër për proteza totale janë realizuar në vitin 2010. Që prej asaj kohe nuk janë zhvilluar më sepse s’ka mjekë specialistë.