Rama i beson sërish Mirela Kumbaros Ministrinë e Kulturës

Deputetja e qarkut Gjirokastër, Mirela Kumbaro do të vazhdojë detyrën si Ministre e Kulturës.

Lajmin e konfirmon Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij përpara Asamblesë Kombëtare të PS-së.

Kumbaro nuk ka kështu fatin e shumë ministrave të kabinetit ‘Rama 1’ që s’do të jenë më në tryezën e qeverisë.