Rama i ‘bleu’ kryetarin e PD-së në fshat, nervozohet Tritan Shehu: Kjo nuk është serioze!

Më herët gjatë ditës kryeministri Rama ishte në fshatin Nivicë të Tepelenës, ku u shfaq me kryetarin e PD-së së fshatit, i cili i premtoi se do të votonte PS-në.

Rama nuk i kurseu as batutat, teksa tha se këtu jemi në fshatin ku është dhëndër Lulzim Basha. Por pasi video e këtij momenti bëri xhiron në media, ka reaguar kandidati i PD-së, Tritan Shehu. Përmes një statusi në Facebook ai thotë:

Z.Rama vazhdon me “shakate” e tij pa kripe ne krah te disa bufoneve. Ne Nivice te Tepelenes prej kohesh drejtues i PD eshte Z.Ladi Bana. Z. Rama le te emeroje kryetaret e PS, ata te PD ka se kush i zgjedh! Nuk eshte serioze per nje Kryeminister nje “shoë” i tille aspak dinjitoz!”, shkruan Shehu

/Libohova Online/