Rama i cakton detyrën e parë Flamur Golemit

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur sot në një takim deputetët e rinj të PS-së, si dhe kryebashkiakët socialistë në të gjithë vendin.

Gjatë fjalës së tij ai ka ndarë me ta angazhimin për të përmbushur me sukses pritshmëritë që shqiptarët kanë nga ky mandat i dytë qeverisës i socialistëve.

Rama njoftoi ndër të tjera edhe ngritjen e disa grupeve të punës me deputetë, ku mes tyre ishte edhe Flamur Golemi, deputeti i qarkut Gjirokastër.

Së fundi një grup pune i përbërë nga Fatmir Xhafa, Blerina Gjylameti, Ilir Pendavinji, Alket Hyseni,  Ana Dhamo, Flamur Golemi dhe Arben Kamami, duhet të analizojë dhe përmbledh një raport sa më të plotë për Asamblenë Kombëtare, gjendjen aktuale politike-organizative të partisë në çdo qendër votimi nën dritën e rezultatit të 25 qershorit”, tha Rama.

Ndërkohë Laert Duraj, kandidati për deputet në Tepelenë-Memaliaj, është pjesë e grupit të punës që do të hartojnë një raport të përmbledhur për turin e dëgjesave publike në çdo qark të vendit gjatë muajit korrik.

/Libohova Online/