Rama i punon zbor para kamerave drejtorit të ALUIZNI-t: Nesër mbarojë punë gruas ose ti ikën nga zyra

Kryeministri Edi Rama ka vijuar dëgjesat publike kësaj here në qytetin e Beratit. Gjatë bashkëbisedimit me banorët, një grua e moshuar i është ankuar për çështjen e legalizimit dhe sorollatjen në zyrat e ALUIZNI-t.

Në përfundim të fjalës së saj, Rama ka thirrur direkt drejtorin e ALUIZNI-t dhe i ka dhënë ultimatum, që nëse nuk i jep nesër lejen e legalizimit gruas, ai do të largohet nga posti që mban.

“Nesër, o merr ajo legalizimin o ti ikën nga zyra, jep dorëheqejen. Nesër, jo pasnesër. Jepi lejen ose largohu. Do marrë në telefon Artan Lamen që ta ndjekë ai”, ia preu shkurt Rama pasi dëgjoi fillimisht shpjegimin teknik të drejtorit.