Rama: Libohova dukej e harruar tre vjet më parë, shyqyr që votuan njeriun e duhur
Në fjalën e tij para të rinjve në Gjirokastër, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për Bashkinë Libohovë, e cila sipas tij nën drejtimin e Luiza Mandit po transformohet dita-ditës duke frenuar kështu rrënimin dhe braktisjen.
“U desh një grua e votuar nga qytetarët e Libohovës, që ne të kishim njeriun e duhur dhe qeveria jonë të punojë për Libohovën. Libohova dukej tre vjet më parë si një vend i destinuar të braktisej nga njerëzit dhe të zhdukej nga harta. Libohova ka pasuri të trashëgimisë të lëna në harresë në rrugën e rrënimit. Ne këto pasuri do t’i kthehjmë në burim mirëqënie për njerëzit që jetojnë ne Libohovë”, u shpreh kryeministri Edi Rama.
Ndërsa më herët ministrja e Kulturës Mirela Kumbaro vuri theksin edhe njëherë te projekti madhor i “Rilindjes Urbane” që pritet të nisë në Libohovë, restaurimi i Kishës së Labovës etj.
/Libohova Online/