Rama “mirëmëngjes” nga Gjirokastra, qytetari: O Kryeministër, na u bëre si plaku Mere!

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur që ditën e sotme t’iu urojë “mirëmëngjes” të gjithëve shqiptarëve me anë të një fotoje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës.

“MIRËMËNGJES ?

dhe ju uroj një ditë të mbarë me këto pamje të sheshpushimit të ri në Kalanë e Gjirokastrës, vizituar deri më 31 korrik të këtij viti nga 6700 turistë më shumë se një vit më parë ?”, shkruan Rama.

Edhe te ky postim i sotëm nuk kanë munguar komentet e qytetarëve, të cilët shprehen jo pak të revoltuar me qeverisjen e Ramës.

Madje kane thene se eshte bere si plaku Mere, referuar dhe personazhit te famshem te romanit te Agollit “Njeriu me top”.

Një prej tyre i shkruan se është bërë si plaku duke reklamuar rrugët e fasadat, por për planin ekonomik nuk flitet asnjë fjalë.