Rama në Gjirokastër: Ata që janë futur në çadër janë shkaktarët e vitit ’97

Takimet e kryeministrit Rama me të rinjtë që votojnë për herë të parë janë zhvendosur sot në Gjirokastër.

Gjatë fjalës së tij para të rinjve Rama solli në kujtesë vitin 1997 duke thënë se ata që protestojnë sot në çadër janë shkaktarët e atyre trazirave.

“Ata që janë sot të ngujuar në çadër janë protagonistët e asaj historie. Ata kanë frikë nga drejtësia. Sot ne jemi këtu me vendosmërinë e madhe që Shqipërisë dhe shqiptarëve të mos lejojmë t’u përsërtitet historia e para 20 viteve por edhe të mos lejojmë që të mos mbyllet rruga e drejtësië”, u shpreh Rama, ndërsa pranë tij ishte dhe Bashkim Fino, kryeministri i Qeverisë së Pajtimit Kombëtar pas ngjarjeve  të vitit 1997.