Rama: Në Gjirokastër nuk diskutojmë rezultat, vetëm të shkojmë përpara

Kryeministri Edi Rama në një takim elektoral në Gjirokastër tha se opozita nuk duhet të ketë më asnjë shans për të qeverisur.

Kreu i qeverisë theksoi se qyteti i Gjirokastrës ka qenë lënë në harresë nga qeverisja e kaluar ndaj dhe sipas tij, qytetarët nuk duhet t’i votojnë më për të marrë drejtimin e bashkisë.