Rama në Gjirokastër, qytetari e ‘thumbon’: Timonin e more, uroj mos të bësh karambol

Kryeministri Edi Rama është ndalur sot në Gjirokastër për të vijuar turin e tij të dëgjesave publike.

Një prej banorëve në fillim të fjalës së tij i ka thënë Ramës: ‘Tani timonin e more vetëm, uroj të mos bësh karambol”.

Ky qytetar ishte nga Këlcyra dhe ankohej për një padrejtësi nga Bashkia.