Rama në Gjirokastër, rrëfen bisedën më të riun që i kërkoi “selfie”: Më gjej ndonjë punë o burrë

Rama-ne-LezhePartia Socialiste vijoi sot turin e takimeve të saj “Të pastrojmë më tej Shqipërinë” në qytetin e Gjirokastrës. Kryeministri Edi Rama deklaroi në fjalën e tij se në këto dy vite qeverisje është nisur një operacion në të gjithë sektorët, por shtoi ai duhet t’i jepet një shtysë më e madhe reformave që kanë nisur.

Kryeministri Rama ka rrëfyer në Gjirokastër bisedën me një të ri që i kërkoi të bënte një selfie.

“Ja kjo është Shqipëria demokratike që ne ndërtuam duke jetuar në kurriz të fëmijëve tanë. Më tha një djalë, të bëjmë një fotografi bashkë, e pastja më tha “më gjej ndonjë punë o burrë”.

Ca shkolle ke e pyeta. Jurist,­ tha­, si gjithë shqiptarët. Ja kjo është historia jonë. Kjo nuk është Gjirokastra sot qyteti që unë dua, por ama në dy vjet në Gjirokastër kemi bërë më shumë se në 23 vjet të marra bashkë. Qytetarët nuk janë të lumtur me situatën, por krenarë për të kaluar nga periudha pa shtet në një fazë të re historike”­, tha ai.

Rama foli edhe për çështjen e gjobave duke thënë se mori fund koha e shkeljeve dhe abuzimeve.

Qeveria nuk është as magjistar, as makina që ka paratë e bankës dhe nuk kemi shpellë floriri që të marrim floritë e t’i shpërndajmë, pasuria është ajo që ne krijojmë së bashku, ku mund të ketë, në cilin vend mund të imagjinohen protestat pse u rritën gjobat, pse rrisni gjobat ju, nëse me kapni duke vjedhur, po pse do vjedhësh ti? Pse të shkoj në burg unë nëse fsheh të ardhurat, po ku të shkosh? Këto edhe rajoni i ka kaluar me kohë, ne i kthejmë në probleme të mëdha politike, ne kemi përballë kundërshtar që thotë çohuni në revolucion se duan të bëjnë shtet këta, e thotë ndryshe, por thelbi këtu është, që këtu të vazhdojë rrumpalla, gara të jetë kush merr më shumë vota duke lejuar më shumë shkelje e abuzime, 20 e kusur vite duke ia hedhur njëri­-tjetrit”­ tha Rama.