Rama rikthehet në Gjirokastër, sot takim përmbyllës për fushatën

rama4Kryeministri Rama rikthehet në Gjirokastër për takimin përmbyllës të fushatës elektorale në këtë qark.

Takimi do të zhvillohet në sheshin e lagjes “18 Shtatori”, pasditen e së shtunës, ora 18:00.

Të pranishëm do të jenë edhe deputetët dhe kandidatët për bashkitë e qarkut.

Rama do të kërkojë nga qytetarët mbështeje për Aleancën e Shqipërisë Europiane dhe kandidatët e ofruar prej saj.