Rama rikthehet sërish në Gjirokastër për…
July 17, 2017
Ndërkohë që deputetët e zgjedhur të PS-së vijojnë dëgjesat publike në zonat e tyre, kryeministri Edi Rama do të vijë vetë në Gjirokastër pas disa ditësh.
Mësohet se ai do të zhvillojë një bashkëbisedim me njerëzit në datë 28 korrik. Pas fitores së 25 qershorit, Rama urdhëroi deputetët e PS-së të nisin turin e takimeve me njerëzit, pasi siç thotë ai, mandatin e dytë socialistët do të qeverisin në një koalicion të madh me njerëzit e zakonshëm.
Vetë Rama ka zgjedhur të shkojë për dëgjesa publike në çdo qark të vendit. Në mandatin e dytë ai është zotuar për një reformë rrënjësore të administratës publike.