Rama rikthen Flamur Bimen në Asamblenë Kombëtare të PS-së

Në mbledhjen e djeshme të Asamblesë së Partisë Socialiste krahas disa ish-ministrave në kohën e qeverisë “Nano”, Rama ka rikthyer në këtë forum të partisë edhe disa persona të tjerë.

Një prej tyre është ish-kryebashkiaku i Gjirokastrës, Flamur Bime, i cili u tërhoq nga kandidimi në vitin 2015 për t’ia lenë vendin kandidates së LSI-së, Zamira Rami.

Pak para zgjedhjeve, Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit depozitoi një kallëzim në Prokurori ndaj Bimes lidhur me ndërtimin e një pallati në qendër të lagjes “18 Shtatori”.

Ndërkohë pas zgjedhjeve lokale, ai u “shpërblye” nga Rama me postin e Prefektit të Qarkut Gjirokastër, detyrë që e mbante më parë Zamira Rami.