Rama sjell qeverinë në Gjirokastër, mbledhje dhe konsultë për buxhetin e ri

Kryeministri Edi Rama ka nisur një konsultim publik për hartimin e buxhetit të vitit 2018. Për këtë ai do të shkojë në çdo qark të vendit ku do të organizojë takime të hapura me njerëzit, si dhe mbledhje qeverie.

Javën e kaluar konsulta e parë u zhvillua në Fier, ndërsa sot në Vlorë.

Pritet që në javët e ardhshme një takim i tillë dhe më pas mbledhje qeverie të zhvillohen edhe në Gjirokastër. Konsultat publike për buxhetin e shtetit në çdo qark shihen si zgjatim i dëgjesave publike që Rama zhvilloi pas zgjedhjeve të 25 qershorit.

Ndoshta në këtë formë ai kërkon të mbajë të ‘karikuar’ publikun, për të krijuar idenë e një qeverie gjithmonë e më pranë njerëzve, njësoj sikur të ishim në një fushatë elektorale, kur politikantët duan apo nuk duan zbresin në terren për takime me popullin.

© ArgjiroLajm.net