Rama tallet me kandidatin e PD në Libohovë: Ka dalë njëri që thotë më jepni votën t’ju varros falas

Gjatë takimit në Gjirokastër kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatin e PD-së në Libohovë, Adil Xhelili, i cili ka premtuar shërbim funerali falas.

“Ka dalë njëri në Libohvoë që thotë me jepni votën t’ju varros falas. Ujë falas, varrime falas, plehra falas, të gjitha falas i keni me ta. Jo të të varrosin falas, por të të mos lenë të vdesësh rehat”, tha Rama.