Rama vjen të premten në Gjirokastër, drejtorët i kap frika

Kryeministri Edi Rama vjen këtë të premten në Gjirokastër për të përmbyllur turin e dëgjesave publike në të gjithë vendin.

Ai do të zhvillojë një bashkëbisedim me njerëzit tek oborri i gjimnazit ‘Siri Shapllo’, pranë kishës ortodokse. Sipas njoftimeve që kanë shpërndarë në Facebook, deputetët e PS-së, Bledi Cuçi e Flamur Golemi, takimi është parashikohet të nisë në orën 17:30.

Në fillim të muajit korrik, Rama urdhëroi deputetët e vet të zhvillonin dëgjesa publike me njerëzit, për të përgatitur siç thotë ai, koalicionin e bashkëqeverisjes me qytetarët.

Por gjatë këtyre ditëve kemi parë se dëgjesat publike kur merr pjesë Rama, janë shndërruar gati në ‘gjyqe publike’ për drejtues të institucioneve, pasi ndodh që qytetarët t’i akuzojnë në sy të Ramës. Të shohim çfarë do të ndodhë në dëgjesën e Gjirokastrës.