Rama zyrtarizon kandidaturën e Zamira Ramit për Bashkinë Gjirokastër

11052498_571226703014091_1989598642222896958_oSikunder ishte parashikuar me heret, kandidatura e se majtes ne Bashkine GJirokaster do te jete prefektja Zamira Rami. Kryeministri Edi Rama gjate vizites se tij sot ne Gjirokaster zyrtarizoi kandidaten e LSI. Gazetari Engjëll Serjani shkruan se gjate vizitave, takimeve dhe ne nje mbledhje te hapur ne Kinotetarin e Gjirokastres.

Kryeministri Rama, krahas deputeteve socialiste te qarkut, Veliaj, Angjeli dhe Ahmetaj, drejtuesve te strukturave vendore te PS dhe kryebashkiakut Flamur Bime, ka preferuar shoqerimin me deputetin e LSI-se Vangjel Tavo dhe prefekten Zamira Rami e cila konsiderohet si kandidatja kryesore e se majtes per bashkine me te madhe te rajonit jugor te vendit. Gjate takimeve dhe bisedave, Zoti Rama u ka kerkuar socialisteve Gjirokastrite mbeshtetjen e kandidatures se LSI ne zgjedhjet vendore, nderkohe qe ka kundershtuar dhe ironizuar zerat dhe pretendimet kundershuese te disa militanteve socialiste qe kontestojne kete qendrim politik te PSSH.

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ne menyre te drejtperdrejte qendrimet e njeanshme dhe bllokuese te drejtorit aktual te radios publike ndaj LSI-se, deputetit te saj dhe strukturave te kesaj partie ne Gjirokaster.