Raporti i KLSH/ Si u “vodhën” gomat e makinës së ish-Komunës Qendër Libohovë

gomat-2Rreth 800 mijë lekë të vjetra është dëmi që i është shkaktuar ish-Komunës Qendër Libohovë nga përvetësimi i gjashtë gomave dhe një feneri të automjetit të institucionit.

Kjo është konstatuar në raportin e auditit të Kontrollit të Lartë të Shtetit, që përfundoi rreth një muaj më parë. Auditi nga KLSH është bërë për përiudhën 1 janar 2013- 31 dhjetor 2015, ndërsa dëmi është shkaktuar në periudhën mars 2014-prill 2015.

Po çfarë ka ndodhur konkretisht?

Sipas raportit, katër goma dhe një fener janë tërhequr nga drejtuesja e automjetit, znj. A.B, ndërsa dy gomat e tjera janë tërhequr nga drejtuesi tjetër i mjetit, z.Th.K. Sipas KLSH-së, blerja e gjashtë gomave dhe një feneri, për automjetin e komunës, tip “Audi” me targë AA 504 AU, nuk është justifikuar.

Po kështu, as tërheqja e tyre nga magazina nuk është e justifikuar, prandaj ata ngarkohen me përgjegjësi për zhdëmtim të institucionit.

Kontrolli i Lartë i Shtetit i rekomandon Bashkisë Libohovë, të ndjekë të gjitha rrugët ligjore për arkëtimin e kësaj shume, nga e cila 45 450 lekë duhet t’i paguajë  znj. A.B dhe 34 740 duhet t’i paguajë z. Th. K. Më poshtë  pjesa e raportit të KLSH ku flitet për këtë shkelje.

|Libohova Online|

gomat-ok