Raporti i Prokurorisë, Gjirokastra në vendin e dytë pas Vlorës për kriminalitetin

tmp_24067-largea_prokuroria1441125110-640x4331532565111Prokuroria e Përgjithshme ka dërguar në Kuvend një raport për kriminalitetin në Shqipëri gjatë vitit 2015. Raporti i organit të akuzës është bërë në bazë të një koeficenti të kriminalitetit për 100 mijë banorë, shkruan gazeta ‘Shqip’.

Në qarkun e Vlorës, koeficenti i kriminalitetit për 100 mijë banorë është 1783, kurse për qarkun e Gjirokastrës koeficenti është 1375. Pas këtyre dy qyteteve, Tirana renditet e treta për kriminalitetin më të lartë, me koeficent 1304 për 100 mijë banorë.

Nga raporti i Prokurorisë së Përgjithshme Dibra dhe Berati janë qytetet ku ligji shkelet më pak se gjithë qytetet e tjera. Kështu, Dibra ka koeficentin 586 për 100 mijë banorë kurse Berati ka koeficent 783.

Më pas renditen gjithë qytetet e tjera të vendit. Gjatë vitit 2015, theksohet se janë ulur ndjeshëm vrasjet dhe është rritur frikshëm korrupsioni dhe kultivimi i lëndëve narkotike.