Referendumi, 300 socialistë të Libohovës votojnë nesër për mandatin e kryetarit
April 8, 2016
Socialistët në të gjithë vendin do të marrin pjesë nesër në referendumin për vlefshmërinë e mandatit të kryetarit të partisë.
Qendrat e votimit do të hapen në të gjithë vendin në orët e para të mëngjesit.
Sa i përket Bashkisë Libohovë numri i anëtarëve të PS-së që kanë të drejtë për të marrë pjesë në votim është rreth 300 vetë, prej të cilëve 120 brenda në Libohovë, ku është vendosur hapja e një qendre votimi.
Kreu PS-së Rama e cilësoi referendumin e nesërm si një ngjarje të shënur për partinë, ndërsa u bëri thirrje anëtarësisë të marrin pjesë në votim.