Reforma në drejtësi, ambasadorja e BE-së konsultë publike në Gjirokastër [FOTO]

11709588_850213065048498_3473070594408832479_nReforma në drejtesinë  duhet të qëndrojë mbi cdo interes tjetër. Në këtë reformë nuk ka vend për negociata politike. Mesazhi u dha nga Gjirokastra nga kryetarja e delegacionit të Bashkimit Europian në Shqipëri Romana Vlahutin, mori pjesë në seminarin “Drejtësia Penale dhe Antikorrupsioni, të mbajtur në Universitetin “Eqerem Çabej”. ndersa kërkoi zero tolerancë ndaj korrupsionit.

“Dua që të mos ketë tolerancë ndaj korrupsionit dhe këtu një rol të rëndësishëm mund të luajnë të gjithë, qytetarët e thjeshtë, shoqatat e ndryshme, institucionet e ndryshme. Kjo reformë duhet që sëpari të mbrojnë të gjithë ata të cilët e bëjnë punën e tyre me devotshmëri dhe me ndershmëri. Korrupsioni në sistemin gjyqësor është ndoshta akti më suprem i imoralitetit, është një tallje arrogante me gjithçka që ka lidhje me drejtësinë”- tha Romana Vlahutin. 

11227865_850213045048500_4977467048550024370_n11667290_850212981715173_4283236165833030693_n11692478_850212965048508_4594333280083683569_n11707502_850213048381833_995505314036738044_n